
Ulje-ngritjet e vazhdueshme të Ferran Torresit gjatë këtij sezoni nuk i kanë lënë shteg tjetër drejtuesve të Barcelonës veçse të mendojnë largimin nga ‘’ Camp Nou ‘’ gjatë verës.
Për spanjollin u shpenzuan 55 milionë euro në të kaluarën, i cili nuk e ka justifikuar këtë investim me paraqitjet e deritanishme.
Mirëpo, gjithmonë shfaqet një dritë në fund të tunelit dhe për sulmuesin është interesuar Interi.
Traineri Simone Inzaghi, fitues i Scudettos me zikaltërit e vlerëson maksimalisht 24 vjeçarin por nuk përjashtohet fakti se të tjerë pretendentë mund ta bëjnë garën edhe më emocionuese.
Flitet se kostoja mund të arrijë 30 milionë eurot, shifër e cila mund ti ndihmojë kuq e blutë për tu forcuar sadopak në aspektin ekonomik, një problematikë ndër vite e tyre.
Ishi i Valencias është drejt fundit të sezonit të tretë me ‘’ Blaugranët ‘’, me të cilët ka gjetur në 11 raste rrugën e rrjetës, pa harruar edhe 3 gola në 37 sfida.
Për më tepër është grumbulluar rregullisht edhe nga Luis de la Fuente tek kombëtarja e ‘’ La Furia Rojas ‘’ dhe një kalim në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ do të ishte një hap i suksesshëm në karrierë dhe njëkohësisht një privilegj.



