Dobi: Me Laçin si finale, asnjë skuadër në Shqipëri nuk bën diferencën

Dobi: Me Laçin si finale, asnjë skuadër në Shqipëri nuk bën diferencën

Trajneri i Kukësit, Enkeleid Dobi, ka folur para mediave, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ditën e nesërme ndaj Laçit.

Dobi u shpreh se sfida ndaj kurbinasve është vlerësuar si finale, për pozitat e skuadrës, ndërsa shtoi se asnjë skuadër në Shqipëri nuk bën diferencën.

Ndeshjen e nesërme e vlerësojmë si finale. Duke parë kushtet në të cilat jemi, çdo ndeshje është si finale dhe duhet të vlerësohet si e tillë.

Deri tani nuk kam parë një skuadër që të bëjë diferencën në Shqipëri dhe të ketë nivel më të lartë. Të gjitha skuadrat janë thuajse të një niveli dhe janë vetëm detajet ato që bëjnë ndryshimin.

Gjendja fizike do të shihet në fushë. Normalisht në stërvitje është shumë ndryshe nga ndeshja dhe gjendja e vërtetë e futbollistëve shihet vetëm në fushë gjatë ndeshjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy