Klubi i Kategorisë së Parë prezanton shtatë afrimet e merkatos

Klubi i Kategorisë së Parë prezanton shtatë afrimet e merkatos

Kastrioti, klub që militon në Kategorinë e Parë, ka prezantuar shtatë afrimet e bëra në merkaton e dimrit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi krutan njofton se ka arritur të sigurojë shërbimet e Dejvid Kapllanit, Albi Metanit, Ilvi Allamanit, Andrea Pjetrit, Omar Kullajt, Jurgen Nikollit dhe Eugen Sulës për pjesën e mbetur të sezonit.

Kastrioti po kalon një sezon me vështirësi të shumta, teksa kanë grumbulluar 15 pikë në 18 ndeshje, duke u renditur te zona e ftohtë, ku rrezikojnë mbijetesën.

Afrimi i lojtarëve, shihet si një zgjidhje për situatën ku skuadra ndodhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy