
Marrja në dorë fateve të pankinës së Interit nga Simone Inzaghi ka lidhur disa komponentë të Lazios me zikaltërit . Italiani e ka kthyer kokën mbrapa sepse i njeh me detaje ish nxënësit e tij dhe ka deklaruar se preferon Sergej Milinkovic Savic .
Ky operacion parashikohet shumë i ndërlikuar për arsye të problemeve ekonomike të kampionëve në fuqi të Scudettos të cilët u detyruan ti jepnin dritën jeshile largimeve të Romelu Lukakut dhe Achraf Hakimit nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ për të reduktuar sadopak këtë problematikë .
Gjithsesi çdo situatë e ka një zgjidhje dhe ajo e Interit për rastin konkret është përfshirja e ndonjë elementi për ti bindur lacialët pavarësisht vështirësive për bindjen e presidentit Claudio Lotitto.
Por nëse i referohemi dëshirave të Sergej Milinkovic Savic , serbi me kohë e ka deklaruar se kërkon të provohet në një tjetër skuadër sepse mendon se ka mbërritur momenti ideal për të bërë hapin e karrierës dhe Simone Inzaghi tashmë ja ka bërë vendin gati në 11-she ku do të ketë mbështetjen absolute të Nicolo Barrellas i cili konsiderohet një ndër mesfushorët më të mirë jo vetëm në Itali por edhe në mbarë Europën .
Në këtë histori Interi ka një avantazh të lehtë sepse është kampioni në fuqi i Italisë dhe kalimi në Milano do të ishte një privilegj për Sergej Milinkovic Savic pavarësisht se kundrasulmi i presidencës laciale do të jetë i vazhdueshëm deri në qëndrimin e ishi- të Genkut në ‘’ Olimpico ‘’.
24 ndeshje , 5 gola dhe 5 asiste janë përmbledhja e fazës së parë të sezonit për Milinkovic Savic i cili i ka krijuar një qetësi absolute Maurizio Sarrit në ofensivë dhe gjithashtu e ka kanalizuar kontributin e vyer edhe në Europa League , ku Lazio do ti bëjë llogaritë me Porton në Playoff .



