Skandali “Calciopoli”, Moggi: Mendova vetëvrasjen, etiketimi si hajdut më bëri keq

Skandali “Calciopoli”, Moggi: Mendova vetëvrasjen, etiketimi si hajdut më bëri keq

Luciano Moggi është bërë protagonist me rrëfimin e tij në një dokumentar të “Netflix” të quajtur “Ana e errët e sportit”. Moggi ka folur për “Calciopolin”, kur ai ishte pjesë e Juventusit, skuadër e cila në vitin 2006 u rrëzua nga Serie A në Serie B, pasi akuzohej për mashtrim dhe korrupsion.

Moggi, i cili tashmë ka 84 vite mbi supe, rrëfen përjetimin, pas asaj që ndodhi me “Calciopolin”, ku tregon vështirësitë dhe thotë se mendoi edhe vetëvrasjen.

“Më vinte turp të ecja në rrugë dhe në ato momente, mund ta pranoj se kam menduar shpesh edhe vetëvrasjen. Ishte diçka e tmerrshme, pasi dukej sikur ishe në një dhomë dhe po të dilje prej aty, të gjithë do të të qëllonin. Etiketimi si hajdut më ka bërë të ndihem shumë keq”, deklaroi Luciano Moggi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy