
Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaneri Europian”, për ndryshimet në formacionin e Tiranës, në sfidën e kthimit ndaj Dinamo Batumi. Sipas tij, ndryshimet vijnë, për shkak se në këtë ndeshje të dytë, trajnerët e njohin më mirë kundërshtarin që kanë përballë. “Ndryshimet janë sepse në takimin e dytë, trajnerët kanë informacion për kundërshtarin. Ndryshimet janë si rezultat i njohurive më të mëdha që trajnerët kanë për ndeshjen e dytë, Tirana ka mundësinë të luajë si e barabartë, pas atij barazim në fund. Të shpresojmë se do të kemi një rezultat pozitiv, kualifikim për Tiranën. Tirana ka ndërhyrë fuqishëm në merkato, ka plotësuar të gjithë repartet. Megjithatë nuk është e lehtë, për gjithë këto ndryshime. Skuadra nuk është në formën më të mirë. Postet janë të gjitha të dubluara. Nuk ka rëndësi kush luan, por ata që luajnë, të japin maksimumin.”, deklaroi Starova.



