
Portieri Stivi Frashëri nuk është më pjesë e kampionëve të Ballkanit në Kosovë. Klubi nga Suhareka, ka njoftuar këtë të hënë largimin e futbollistit korçar. Frashëri tashmë del lojtar i lirë dhe po pret për të nisur një aventurë të re. Me shumë mundësi, portieri do të rikthehet në Superiore, ku është përfolur për një interesim të Dinamos. 32-vjeçari e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi në të kaluarën ka luajtur me skuadra si Teuta, Kukësi, Flamurtari, Bylis dhe Skënderbeu, ndërkohë ka qenë edhe pjesë e Aris në Greqi.



