
Atletico Madridi vijon të konsiderohet një ndër kandidatët kryesorë për të transferuar Cristiano Ronaldon .
‘’ Los Rojiblancos ‘’ kërkojnë të tregojnë dhëmbët për pesë herë fituesin e ‘’ Topit të Artë ‘’, e ardhmja e të cilit në ‘’ Old Trafford ‘’ mbetet e paqartë.
Drejtuesit e spanjollëve e kanë marrë seriozisht këtë çështje sepse janë të ndërgjegjshëm për potencialin e ‘’ Cr7 ‘’ pavarësisht se ana ekonomike vijon të jetë një ndër pengesat e këtij operacioni.
Objektivi i trainerit Cholo Simeone është lartësimi i emrit të këtij klubi dhe natyrisht për fitimin e titujve të rëndësishëm duhen pesha të rënda për të thyer njëherë e mirë akullin në kompeticionet ku kryeqytetasit s’kanë patur fat , pikërisht në Champions League.
Drejtuesit e Manchester United kanë filluar tentativat për të mbushur boshllëkun që mund të lërë luzitani dhe kanë menduar për Cunhan dhe Moratan të cilët mund të përdorën për këtë shkëmbim që natyrisht mund ti sjellë benefite anglezëve në të ardhmen, sidomos në rastin e spanjollit për arsye se e njeh shumë mirë Premier Leaguen pasi në të kaluarën ishte pjesë e Chelseat.
Një tjetër fakt shumë i rëndësishëm është se edhe pak muaj na ndajnë nga fillimi i Botërorit të Katarit dhe për Cristiano Ronaldon është prioritet gjetja e një ekipi që i garanton gjithashtu pjesëmarrjen në Champions League , turneu i preferuar i ishi-t të Sporting Lisbonës.



