Newcastle synon Ramsey

Newcastle synon Ramsey

  Pas disa alternativash intersante në merkato  , Newcastle United ka deklaruar emrin e rradhës . Mesfushori Aaron Ramsey është bërë pjesë e projektit të bardhezinjve që do të kërkojnë të triumfojnë në çdo turne pjesëmarrës gjatë viteve të ardhshme .

Sipas ‘’ The Mirror “  pronarët arabë të anglezëve nuk janë aspak të shqetësuar për rrogën prej 350 mijë stërlinash në javë që përfiton uellsiani tek Arsenali por përkundrazi do të ndërmarrin çdo nismë për ta transferuar në ‘’ St James ‘Park “ .

30 vjeçari shijoi një aventurë të suksesshme me Arsenalin në të kaluarën nën drejtimin e Arsene Wenger dhe  kërkon të largohet nga Juventusi , skuadër në të cilën nuk është adaptuar dhe kërkon ta mbyllë këtë kapitull .

Dera mbetet e hapur për Aaron Ramsey-m për ti thënë lamtumirë ‘’ Allianz Stadium ‘’ dhe ti bashkohet një projekti që është ndërtuar për të arritur shumë suksese në të ardhmen .

Newcastle United prej shumë sezonesh konsiderohet një skuadër e mesit të tabelës por mbërritja e Yasir Al- Rumayyan në krye të presidencës konsiderohet një avantazh për këtë skuadër që duhet ta shfrytëzojë në maksimum për të rivalizuar kokë më kokë me të mëdhatë e Premier Leagues dhe Europës në vijimësi .

 Ti nënshtrohesh urdhërave të Massimiliano Allegrit  nënkupton një sakrificë shumë të madhe dhe uellsiani nuk i ka bërë siç duhet detyrat  sepse deri më tani ka demostruar një nivel për tu harruar  të kanalizuar në 5 ndeshje dhe asnjë gol të shënuar me ‘’ Zonjën e Vjetër “ .

 

 

 

 

 

  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy