
Fakti i të qënit një ndër yjet e ofensivës së Real Betisit e ka rikthyer vëmëndjen e Real Betisit tek Nabil Fekir .
‘’ Las Urracas ‘’ parashikohet se do të rikthehen edhe më të fortë në merkaton e dimrit për francezin i cili fitoi Kupën e Mbretit me ‘’ Los Verdiblancos ‘’ dhe konsiderohet një ndër nxënësit më shembullorë të Manuel Pellegrinit.
Ndërsa bardhezinjtë dihet tashmë që janë klubi më i pasur i botës dhe do të shtojnë forcat për të qënë në lartësinë e duhur në fazën e dytë të sezonit, objektivi i të cilëve është pjesëmarrja në kompeticionet europiane.
45 milionë euro janë përgatitur nga Mohamed Bin Salman për 29 vjeçarin , lider i sulmit të andaluzëve .
Momentalisht nuk ekziston një përgjigje nga spanjollët, të cilët vijojnë të fokusuar në La Liga dhe Europa League por nuk përjashtohet një largim i ishi-t të Lyonit për në ‘’ St James Park ‘’ pavarësisht se kontributi i Nabil Fekir gjatë katër viteve ka rezultuar një ndihmë shumë e madhe për Real Betisin , lojtar që numëron 118 sfida, 22 gola dhe 23 asiste .
Megjithatë asgjë nuk është e pamundur për këtë Newcastle , ekip që ëndërron rikthimin në elitën angleze natyrisht Europën.



