“Krisje mes tifozëve të Partizanit dhe Dajës”, Stoka: Bakaj dhuroi 3 gola, Shkëmbi i butë te Dinamo

“Krisje mes tifozëve të Partizanit dhe Dajës”, Stoka: Bakaj dhuroi 3 gola, Shkëmbi i butë te Dinamo

Dinamo pësoi një humbje me shifra të thella ditën e sotme, teksa u mposht 5-0 nga Laçi në transfertë. Duke komentuar këtë humbje të bluve, në emisionin “SportZone” në MCN TV, opinionisti Dritan Stoka, tha se kjo ndoshta vjen nga fakti se trajneri Bledi Shkëmbi është shumë i butë me lojtarët e tij.

“Dinamo ka lojtarë të mirë, nuk e di pse i ka këto rezultate. Nuk di si ta lexoj këtë humbje të Dinamos. Bakaj ishte inekzistent, 3 gola i dhuroi. Shkëmbi ndoshta është më i butë sa duhet me lojtarët. Ndoshta është bërë më shumë shok se sa duhet me lojtarët.

Partizani po del nga errësira. Më mirë një fillim i keq dhe fund i mirë, sesa kështu si Dinamo. Nuk i di problemet e brendshme te blutë. Ndoshta lojtarët e marrin për dobësi edukatën e Shkëmbit. Trajneri duhet të jetë shumë autoritar, diçka që te Dinamo nuk e shikoj.”

Duke komentuar situatën te Partizani, Stoka tha se të kuqtë nuk e kanë luksin të luajë me 4-3-3, ndërsa shtoi më tej se ndryshe nga Stenio Junior dhe Esat Mala, sulmuesi Tedi Cara nuk po jep shpirtin.

“Shpresoj që Partizani të fitojë ndaj Skënderbeut. Nuk e di pse nuk e aktivizon Sotën në qendër të mbrojtjes. Edhe për Muratajn nuk e di pse nuk e aktivizon. Për mua 11-shja titullare nuk është ajo ndaj Teutës. Partizani nuk e ka luksin të luajë me 4-3-3, nëse do të isha unë do të luaja me 4-4-2. Nëse Stenio Junior furnizohet me topa, është një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit.

Cara nga një rezervë, është bërë lojtar formacioni. Nuk është ende për formacion. Nëse Junior dhe Mala japin shpirtin, Cara nuk e bën këtë. Partizanit i duhen lojtarë luftarakë. Marku ende nuk po bind, Kaçe lë për të dëshiruar. Ka një krisje mes tifozëve të Partizanit dhe trajnerit Daja, diçka që mua nuk më pëlqen. Megjithatë rezultatet do i japin të drejtë trajnerit dhe kjo do të zgjidhet.”, u shpreh Stoka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy