
Trajneri Ardi Behari, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për Partizanin nën urdhrat e trajnerit Zekic. Referuar ndeshjes miqësore me Strugën, Behari deklaroi se të kuqtë kanë ndryshuar sistemin taktik dhe luajnë me 4-2-3-1, një formacion që i përshtatet lojtarëve. Sipas tij, skuadra tregoi një disiplinë të hekurt në fushë dhe është e vështirë që të pësojnë gol, me këto ndryshime. “Ka dalë edhe me zë nga klubi, që kërkojnë një qendërmbrojtës. Kjo jo për emergjenca në skuadër. Një qendërmbrojtës, që të rrisë nivelin e skuadrës, por edhe cilësinë e lojtarëve në mbrojtje. Po kërkohet një lojtar me personalitet dhe me eksperiencë. Nuk e shikoj emergjencë në mbrojtje te Partizani. E kanë komoditetin të mos nxitohen. Në pjesët e tjera, janë të plotësuar. Grezda e ka rritur nivelin e sulmit. Partizani e ka ruajtur grupin fitues. Në ndeshjen e fundit, kishte vetëm ndryshim sistemi, 4-2-3-1. Nuk ishte formacioni që do të jetë në Champions League. I kushtëzuar edhe nga dëmtimet që ndodhën rastësisht. Te Partizani është një atmosferë shumë e mirë. Partizani është në rrugën e duhur. Në ndeshje më bëri përshtypje, se ishin një skuadër shumë e disiplinuar taktikisht. Luhet me 4-2-3-1. Me këtë sistem, lojtarët luajnë në pozicionet e tyre më të mira. Pashë një skuadër shumë të mirë. Kishte ekuilibër në çdo pozicion në fushë. Është e vështirë për të pësuar gol. Ka ndryshuar mënyrën e mbrojtjes së skuadrës në grup. Pashë një disiplinë të hekurt. Ishte një Partizan ndryshe dhe më pëlqeu.”, deklaroi Behari.



