
Pritet që në merkatot vijuese Liverpooli të jetë një ndër protagonistët.
‘’ Të Kuqtë ‘’ po zhvillojnë një sezon për tu harruar, i reflektuar me renditjen në vendin e 11-të në Premier League pas 12 sfidave dhe në të 8-tin në Champions League pas 4 sfidave.
Sigurisht përgjegjës për këtë situatë jo të mirë është traineri Arne Slot, i cili ka filluar ti bëjë llogaritë për fazën deçizive të sezonit.
Përforcimi i mesfushës mbetet prioritet për hollandezin dhe në listën e tij është përfshirë Joao Neves.
Pavarësisht investimit prej 500 milionë eurosh gjatë merkatos së verës rezultatet s’po duken dhe kjo situatë do të tentohet të ndryshohet.
Portugezi ka ditur ta bëjë krenar trainerin Luis Enrique, i cili po bën një punë për tu duartrokitur tek Paris St Germain.
21 vjeçari po zhvillon sezonin e dytë me ‘’ Les Pariziens ‘’ dhe vijon në të njëjtin ritëm, ç’ka e bën edhe më të madhe dӕshirën e britanikëve.
Menaxhimi perfekt i ritmit të lojës, leximi i saj dhe efikasiteti gjatë sfidave ia kanë rritur ndjeshëm vlerat por s’do të jetë e lehtë të largohet nga ‘’ Parque de Prince ‘’ sepse ‘’ Lucho ‘’ e konsideron të domosdoshëm për formacionin titullar.
Ndërkohë, presidenti i Liverpoolit Tom Werner ka bërë gati 160 milionë euro për ishi-n e Benfikës por pritet edhe reagimi i numrit një të parizienëve Nasser Al Khelaifi.
Përveç fituesve në fuqi të Ligue 1 Joao Neves është grumbulluar rregullisht edhe nga traineri i Portugalisë Roberto Martinez, i cili deri më tani ka shënuar 3 gola në 2 sfida.



