Getafe refuzon Arsenalin për Borja Mayoral

Getafe refuzon Arsenalin për Borja Mayoral

Rendimenti i shfaqur nga Borja Mayoral në fazën e parë të sezonit, e ka shëndërruar në objektivin e Arsenalit.

Spanjolli e ka ndihmuar ndjeshëm Getafen gjatë sfidave, për të cilin drejtuesit e ‘’ Topchinjve ‘’ ofruan fillimisht 25 milionë euro, shifër e refuzuar nga madrilenët, sipas ‘ The Sun ‘.

‘’ Los Azulones ‘’ kanë përcaktuar 45 milionë euro për golashënuesin, i cili numëron 14 gola dhe 1 asist në 22 sfidat e zhvilluara deri më tani.

Qëndrimi i kryeqytetasve tregon dëshirën për ta patur në skuadër 26 vjeçarin dhe tashmë vendimi i mbetet drejtuesve të 13 herë kampionëve të Premier Leagues.

Statistikat e lartpërmendura konsiderohen një hap shumë i suksesshëm i ishi-t të Romës me një skuadër të dorës së dytë , në një kampionat me koefiçent të lartë vështirësie siç është La Liga.

Ndërkohë, bashkombasi i tij,njëkohësisht traineri i Arsenalit Mikel Arteta prej kohësh po kërkon transferimin e një sulmuesi cilësor në ‘’ Emirates ‘’ dhe Borja Mayoral konsiderohet i duhuri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy