
Me shumë gjasa e ardhmja e Neymar Junior do të shëndërrohet në një ndër risitë e merkatos së verës . Braziliani është i pavendosur për qëndrimin në ‘’ Parque De Prince ‘’ dhe pretendenti më i zjarrtë i tij siç është Barcelona do të fokusohet maksimalisht në rikthimin e ‘’ Ney ‘’ në ‘’ Camp Nou ‘’. Hapat pozitive që kanë bërë ‘’ Blaugranët ‘’ deri më tani i kanë impulsuar aksionet në funksion të përmirësimit të mëtejshëm .
Edhe pse kontrata me ‘’ Les Pariziens ‘’ do të shënojë fundin në verën 2022-shit sipas ‘’ Mundo Deportivo ‘’ drejtuesit e kuq e bluve nuk preferojnë të presin këtë moment dhe do të hidhen në luftë për rimarrjen e shërbimeve të 29 vjeçarit në përfundimin e sezonit. Sukseset e të kaluarës me treshen e famshme Messi- Suarez – Neymar vazhdojnë të depertojnë pa ndalim në memorien e presidentit Joan Laporta i cili kërkon me patjetër ti krijojë kushtet gjigandëve të La Ligas për përsëritjen e tyre në të ardhmen . Gjithsesi në kampin katalanas janë koshientë se një operacion i tillë nuk do të jetë aspak i lehtë për tu realizuar sepse Barcelonës do ti duhet të përfshijë lojtarë me një vlerë të lartë kartoni siç mund të jenë Antoine Griezmann ose Ousmane Dembele që do të shërbenin mjaftueshëm për rikthimin e Neymar në gjirin e kuq e bluve .
Në plan të parë një sacrificë e tillë është plotësisht e justifikueshme duke patur parasysh të kaluarën e shkëlqyer të Barcelonës në të gjitha kompeticionet . Një fakt tjetër që ja vlen për tu përsëritur dhe do ta gëzonte pa masë sulmuesin nga Sao Paolo është se do të bashkohej me legjendën Lionel Messi me të cilin gëzon marrëdhenie brilante si në fushë ashtu edhe jashtë saj . Formimi i një skuadre kompetitive do ti jepte më shumë besim numrit një të pankinës Ronald Koeman dhe do ta shtonte entuziasmin tek Barcelona për tu rikthyer sa më e fortë gjatë sezonit të ardhshem dhe kështu të linte në harresë peripecitë e shumta të hasura së fundmi .
Sezoni aktual për pikën referuese të kombëtares së ‘’ Seleçaos ‘’ ka ecur me ritmin e duhur sepse është në rrugë të mbarë drejt arritjes së një dëshire të vjetër e cila është fitimi i Champions Leagues me Parisin . Kryeqytetasit kanë bërë hapa përpara në ndeshjen e parë të fazës çerekfinale kundër Bayern Munchen duke e mundur në shtëpinë e tij me shifrat 2-3 , rezultat që i pozicionon si favoritë për atë të kthimit në ‘’ Parque De Prince ‘’ në datën 13 prill. 13 golat e shënuar dhe 5 asistet e dhënë në 20 ndeshjet e këtij sezoni janë një element shumë përcaktues për Neymar dhe evidentojnë se talenti dhe kompromisi në fushën e lojës nuk kanë nevojë për koment .



