Ante Budimir, opsion për sulmin e Real Madridit

Ante Budimir, opsion për sulmin e Real Madridit

Me Xabi Alonson në stol ka filluar një tjetër etapë në historinë e Real Madridit.

Spanjolli provoi veten si lojtar tek ‘’ Galaktikët ‘’ dhe në vijimësi mbetet për tu parë rrugëtimi i tij si trainer.

Ishi i Bayer Leverkusenit do të ketë një presion të shtuar duke qenë se do të drejtojë një ndër klubet më të suksesshëm të historisë së futbollit, tek i cili gabimet nuk tolerohen.

Eksperienca mbi supe, titujt e fituar me ‘’ Aspirinat ‘’ dhe sidomos mënyra e lojës e kanë shëndërruar në një ndër trainerët në modë në kontinentin e vjetër.

43 vjeçari me tu rikthyer në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ nuk ka humbur kohë dhe ka filluar të mendojë për merkaton e verës.

Drupal Ad

Zgjedhja e parë e tij është Ante Budimir, i cili ka bërë diferencën me Osasunën. Pretendimi i tij është gjetja e një lojtari me cilësi të përafërta me Joselun dhe kroati e ka bindur.

Për më tepër, për 33 vjeçarin një transferim tek Real Madridi do të ishte një sukses shumë i madh në karrierë por referuar rëndësisë tek ekipi nga Pamplona pritet edhe një reagim nga drejtuesit.

Gjithsesi, njohja shumë e mirë e La Ligas dhe sidomos Real Madridin i japin një lloj avantazhi Ante Budimir, gjithmonë nëse marrëveshja do të arrihet.

Sezonin aktual ishi i Mallorcas e përfundoi me statistika shpresëdhënëse, 24 gola dhe 4 asiste në 42 sfida, për të cilin javët vijuese do të jenë determinante.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy