Policia: Ndeshja Tirana-Partizani pa tifozeri, masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19

Policia: Ndeshja Tirana-Partizani pa tifozeri, masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19

Policia e Tiranës ndërmerr masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana – Partizani, që do zhvillohet më datë 10.07.2020, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Sipas policisë, kjo ndeshje do zhvillohet pa tifozeri, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19.

Njoftimi

Policia e Tiranës, masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve Tirana- Partizani, që do zhvillohet më datë 10.07.2020, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Ndeshja Tirana – Partizani do të zhvillohet pa tifozeri, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19.

Nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë janë marrë një sërë masash teknike dhe organizative në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit, me qëllim sigurimin e rendit dhe të sigurisë publike para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit, duke synuar jo vetëm mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, por dhe moslejimin e grumbullimit të tifozëve, si masë parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID -19.

Në kuadër të këtyre masave të parashikuara, informojmë qytetarët e Tiranës se Policia do të monitorojë dhe do të mbajë nën kontroll protokollin e sigurisë anticovid në lokalet dhe ambientet ku do ketë prani të tifozëve që do të ndjekin ndeshjen.

Policia e Tiranës apelon edhe njëherë për respektim me rigorozitet të protokolleve të sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy