Barcelona shfaq interes për Kalvin Phillips

Barcelona shfaq interes për Kalvin Phillips

Përforcimi i mesfushës vijon të jetë prioritet për Barcelonën gjatë kësaj merkatoje.

Drejtori sportiv Deco po punon me shumë përkushtim për fazën më të rëndësishme të sezonit, i cili tanimë ia ka shkelur syrin Kalvin Phillips.

Anglezi është një kandidat potencial për tu transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’, i cili ka shprehur se dëshiron largimin nga Manchester City për arsye të mungesës së hapësirave.

Gjithsesi, për ishi-n e Leeds United, ‘’ Los Cules ‘’ do të sfidohen nga Atletico Madridi, një rival nga i cili duhet patur kujdes.

Si në çdo merkato tjetër, transferimi i lojtarëve cilësorë thekson një sfidë më vete për drejtuesit e Barcelonës, pasi siç dihet aspekti ekonomik ende vijon të lërë për të dëshiruar dhe ky fakt i jep një lloj avantazhi të lehtë në letër rivalëve.

28 vjeçari numëron vetëm 10 sfida dhe 1 gol me ‘’ Qytetarët ‘’ në sezonin aktual, objektivi i të cilit është rikuperimi sa më shpejt i terrenit të humbur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy