Egnatia barazoi me rezultatin 1-1 ndaj Teutës në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Abissnet Superiore.
Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh me Kasën në minutën e 26-të, ndërsa 12 minuta më vonë Gruda vendosi baraspeshën.
Një ndeshje e luftuar deri në fund, por që nuk prodhoi fitues. Me këtë barazim, Egnatia mban vendin e tretë me 38 pikë, ndërsa Teuta mban vendin e shtatë me 34 pikë.



