Shqipëria do të luajë një miqësore me kombëtaren e Bullgarisë, më 17 tetor. Kjo është bërë e ditur nga vetë kombëtarja bullgare, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ndeshja do të zhvillohet në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”. Gjatë kësaj periudhe Kombëtarja shqiptare ka vetëm një ndeshje të shënuar në kalendar, atë kundër Republikës Çeke më 12 tetor, po në “Air Albania”.



