Schick përsëri në listën e Atletico Madridit

Schick përsëri në listën e Atletico Madridit

Largimi i Joao Felix dhe Matheus Cunhas  në merkaton e dimrit e ka vënë në lëvizje drejtorin sportiv Andrea Berta për ta rikthyer situatën në favorin e Atletico Madridit .

‘’ Los Colchoneros ‘’ po zhvillojnë një sezon aspak bindës dhe para disa javësh ka filluar të qarkullojnë edhe zërat për një largim të mundshëm të Cholo Simeones në fundin e tij.

Reparti ofensiv ka lënë për të dëshiruar dhe spanjollët e kanë rikthyer vëmëndjen tek një dëshirë e vjetër .

Patrick Schick i Bayer Leverkusen po rikonfirmon në çdo javë se është një rrezik konstant për mbrojtësit kundërshtarë dhe ‘’ Los Rojiblancos ‘’ përsëri e kanë përfshirë në listën e merkatos së verës golashënuesin .

Por sigurisht s’do ta kenë aspak të lehtë sepse çeku pretendohet edhe nga Manchester City , Juventusi dhe Borussia Dortmund dhe fillimisht duhet parë nëse prioriteti i tij është largimi nga ‘’ Aspirinat ‘’ , ekip në të cilin konsiderohet një referencë e padiskutueshme në metrat e fundit. 

Kalimi në La Liga do të ishte eksperienca e tretë në pesë kampionatet më të rëndësishëm të kontinentit të vjetër pas Serisë A dhe aktualisht Bundesligës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy