Shorti i fazës “play off” të Ligës së Kampionëve/ Teuta, Laçi dhe Prishtina mësojnë kundërshtarët

 Shorti i fazës “play off” të Ligës së Kampionëve/ Teuta, Laçi dhe Prishtina mësojnë kundërshtarët

Është hedhur ditën e sotme në Nion të Zvicrës, shorti i fazës “Play-Off” të Ligës së Kampionëve.

Ekipet shqiptare, Teuta, Laçi dhe Prishtina kanë mësuar rivalët e mundshëm në rast se kualifikohen në “play-off” të Ligës së kampionëve.

Kampionët e Shqipërisë, që në turin e tretë përballen me Shamrock Rovers, në rast se kalojnë tutje ndeshen me fituesin e çiftit Omonia-Flora Tallin.

Laçi e ka tepër të vështirë kualifikimin, pasi përballet me Anderlecht. Nëse arrin të fitojë, do të përballen me skuadrën fituese që do të dalë nga çifti Vitese-Dundalk.

Sa i takon Prishtinës, ata do të ndeshen në turin e tretë me Bodo Glimt, nëse kualifikohet do të përballen me skuadrën humbse të çiftit Mura-Zalgiris.

Ndeshjet e fazës “play off” të Champions-it do të zhvillohen në orën 21:00 më datat 17/18 dhe 24/25 gusht. Fituesit e çifteve kalojnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për t’u bashkuar me 26 skuadrat, të cilat janë kualifikuar direkt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy