
Paraqitjet shumë të mira në Europian, po i sigurojnë pretendentë Alvaro Moratas.
Për madrilenin pas Romës ka shfaqur interes Milani, drejtuesit e të cilit synojnë ta rikthejnë në Serinë A.
Avantazhi për golashënuesin është se e njeh shumë mirë këtë ligë për arsye se u aktivizua me Juventusin në të kaluarën në dy periudha të ndryshme.
Kuqezinjtë janë të gatshëm të paguajnë klauzolën për prishjen e kontratës me Atletico Madridin, e cila varion nga 13-15 milionë euro, një shifër jo problematike për ish fituesit e Serisë A.

Bëhet fjalë natyrisht për një sulmues shumë cilësor, i cili të befason atëherë kur nuk e pret, fakt që e ka demostruar me çdo ekip ku ka luajtur.
Në sezonin e shkuar, kryeqyetasi rezultoi determinant në 11-shen e Diego Simeones dhe i ndihmoi ‘’ Los Colchoneros ‘’ me 21 gola dhe 3 asiste në 48 sfida, statistika të cilat meritojnë të merren në konsideratë.
Me kalimin e kohës Alvaro Morata ka arritur të konsolidohet tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ por edhe tek Spanja e Luis de la Fuentes, me të cilën do të zhvillojë finalen e Europianit kundër Anglisë.
Potenciali i 31 vjeçarit është një armë shumë e fuqishme përbën një kërcënim për çdo rival dhe shtatë herë kampionët e Champions Leagues synojnë të formojnë një skuadër kompetitive, për tu rikthyer përsëri tek titujt në sezonin vijues.



