Partizani do të luajë ndeshjen e parë europiane ndaj maltezëve të Marsaxlokk, këtë të enjte.
Kjo përballlje e turit të parë në Conference League, do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në MCN 24.
Në prag të kësaj ndeshje, trajneri Orges Shehi, ka humbur një nga titullarët. Bëhet fjalë për Gjelbrim Taipin, që ka shfaqur probleme në stërvitjen e fundit.

Lojtari nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e parë, ndërsa është në dyshim edhe për atë të kthimit pas një jave në Maltë.
Te Partizani, e gjithë pjesa tjetër është e gatshme dhe synojnë fitoren, për tu afruar me kualifikimin.



