Ibrahimovic rikthehet te Suedia në moshën 41-vjeçare: Ndihem si babai i këtij ekipi

Ibrahimovic rikthehet te Suedia në moshën 41-vjeçare: Ndihem si babai i këtij ekipi

Zlatan Ibrahimovic u rikthye te kombëtarja e Suedisë në moshën 41-vjeçare. Sulmuesi i Milanit, mori ftesë për ndeshjet kualifikuese të Europianit, që kombëtarja e tij, do të luajë këtë muaj.

Futbollisti u shfaq shumë i lumtur për këtë grumbullim, ndërsa u shpreh se ndihet si babai i ekipit ku bën pjesë.

Pësova një dëmtim shumë të rëndë dhe nuk kam qenë në kombëtare për 14 muaj. U ktheva, ndihem shumë mirë, sikur të isha babai i këtij ekipi. Ndiej vetëm gëzim, nuk kam dhimbje. Më pëlqen kjo dhe ndihem sikur mund të kontribuoj ende.

Europiani? Nuk doja të mendoja shumë përpara, kam pasur disa probleme, por nëse ndihem mirë fizikisht… Nuk jam këtu për bamirësi, jam këtu për të luajtur.

Suedia është shortuar në Grupin F me Belgjikën, Austrinë, Azerbajxhanin dhe Estoninë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy