
Ecuria shumë e mirë e Paris St Germain sigurisht është shoqëruar me rinovimin e Luis Enriques.
Nasser Al Khelaifi beson fuqimisht tek projekti i spanjollit i cili i ka ndryshuar në çdo aspekt ‘’ Les Pariziens ‘’.
Me mbërritjen e tij në ‘’ Parque de Prince ‘’ ‘’ Lucho ‘’ ishte i ndërgjegjshëm se do ta kishte të vështirë por ka ditur të performojë në lartësinë e duhur.
Sukseset e njëpasnjëshëm tregojnë kapacitetin e ishi-t të Barcelonës në stol i cili e përmbledh eksperiencën deri më tani me tre Ligue 1, dy Kupa France, dy Champions League, tre Superkupa, dy Supekupa Europe dhe një Kupë Interkontinentale.
Kuq e blutë janë shëndërruar në një ndër rivalët më të frikshëm në çdo kompeticion të cilët natyrisht nuk e kanë nisur ashtu siç duhet sezonin 2026-2027.
Sipas L’Equipe, asturiani do të përfitojë rreth 20 milionë euro në sezon, një shifër plotësisht e merituar duke patur parasysh rezultatet e arritura.



