Ish-kapiteni Brazilit, Carlos Alberto ka vdekur në moshën 72 vjeçare. Alberto ndërroi jetë ditën e martë pas një ataku në zemër, kështu raportojnë mediet braziliane.
Alberto ishte kapiteni i ekipit që foti Kupën e Botës të vitit 1970 në Meksikë.
Goli i tij në fitoren 4:1 kundër Italisë mbahet si një nga më të bukurit në historinë e turneut. Aksioni i golit filloi vetëm pesë metra në të majtë të zonës braziliane. Një total prej tetë lojtarësh brazilianë kanë prekur topin, me Pele’ që mundësoi pasimin e fundit për Alberto-n, i cili lëshon një silurë të pakapshme që prehet në rrjetë.
Alberto u shpreh: “Vetëm pas ndeshjes e kuptuam se sa i bukur ishte goli. Emocioni kur shënova golin i pabesueshëm, por pas ndeshjes, dhe akoma sot e kësaj dite, kuptoj se sa i bukur ishte si gol dhe sa i rëndësishëm pasi të gjithë vazhdojnë të flasin për atë aksion.”



