Teuta gjen sulmues, zyrtarizon një argjentinas

Teuta gjen sulmues, zyrtarizon një argjentinas

Teuta është një nga skuadrat që ka vuajtur më shumë në fazën e sulmit për këtë sezon.

Duke parë këtë situatë, drejtuesit kanë ndërhyrë në merkato, pikërisht për repartin e avancuar.

Durrsakët kanë njoftuar këtë të mërkurë, firmën me sulmuesin argjentinas, Rodrigo Faust.

POSTIMI I TEUTËS:

Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se sulmuesi, Rodrigo Faust është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë.

Lojtari bashkohet me Teutën pasi, ishte pjesë e Olancho FC, në gjysmën e parë të sezonin. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Rodrigo Faust, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durrës ku po zhvillohen përgatitjet për duelin ndaj Partizanit.

KF Teuta i uron mirëseardhje sulmuesit Rodrigo Faust dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tone.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy