Klubi i Serie A ndryshon trajner, arrihet marrëveshja me Paulo Sousa

Klubi i Serie A ndryshon trajner, arrihet marrëveshja me Paulo Sousa

Salernitana ka ndryshuar trajnerin. Rezultatet negative në kampionat, ka bërë që drejtuesit të largojnë teknikun Davide Nicola.

Dy humbjet e fundit në kampionat nuk janë pritur mirë te Salernitana, ku përgjegjësitë ia kanë faturuar trajnerit Nicola.

Drejtuesit nuk kanë humbur kohë dhe menjëherë kanë zgjedhur trajnerin e ri. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, palët kanë arritur marrëveshjen me trajnerin Paulo Sousa. Gjithçka duket e mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Pas 22 javëve kampionat, Salernitana numëron 21 pikë dhe renditet në vendin e 16-të, duke rrezikuar mbijetesën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy