
Bruno Telushi, do të jetë pjesë e Partizanit, për të paktën edhe një tjetër sezon. Klubi i kuq, ka njoftuar zgjatjen e bashkëpunimit me kapitenin deri në vitin 2024, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon. Telushi u kthye në një lojtar të rëndësishëm në sezonin e fundit, kur Partizani fitoi edhe titullin kampion, për këtë arsye, drejtuesit kanë vendosur ta shpërblejnë me rinovim. "Partizani me kënaqësi zyrtarizon vazhdimin e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Kapiteni ynë ka nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në 2024, me opsion rinovimi nga ana e klubit dhe për një tjetër vit. Partizani rikonfirmon të ardhmen e Bruno Telushit pjesë e familjes së kuqe, me të cilën është shpallur dy herë kampion i Shqipërisë.”, shkruan klubi i Partizanit.



