
Tashmë dihet se e ardhmja e Carlo Ancelottit do të jetë larg ‘’ Santiago Bernabeut ‘’ dhe për këtë arsye drejtuesit e Real Madridit menjëherë kanë filluar të mendojnë për zëvëndësuesin e italianit.
Momentalisht po analizohen dy opsione si Xabi Alonso dhe Zinedine Zidane, trainer me të cilin ‘’ Galaktikët ‘’ fituan gjithçka në të kaluarën.
Çdo gjë të varet nga vijimësia e kryeqytetasve , në kampionat dhe Champions League , skuadër e cila vjen pas një fitoreje shumë të rëndësishme në ‘ Superclasicon ‘ kundër Barcelonës në ‘’ Camp Nou ‘’ .
Për sa i përket spanjollit duhet theksuar se vijon të befasojë me Bayer Leverkusenin, skuadër e cila momentalisht kryeson në Bundesligë, me 8 fitore dhe 1 barazim pas 9 sfidave , statistikë që meriton duartrokitje.
Ndërsa nën drejtimin e të famshmit ‘’ Zizou ‘’, ‘’ Los Blancos ‘’ dominuan në Champions League me tre tituj të fituar , dy La Liga , dy Superkupa të Spanjës , dy Superkupa Europe dhe dy Botërorë Klubesh.



