Josa: Ndeshje kyçe me Partizanin, nuk vendos individin para skuadrës

Josa: Ndeshje kyçe me Partizanin, nuk vendos individin para skuadrës

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, foli në konferencë para mediave, në prag të sfidës me Partizanit, e cila do të luhet të shtunën.

Sipas Josës, ajo e nesërmja do të jetë një ndeshje kyçe, duke parë pozitat që kanë skuadrat në kampionat.

Unë mendoj ndeshja nesër është kyçe për vetë faktin si rrodhën ngjarjet në kampionatin tonë, edhe ju kam thënë që s’duhet të bëjmë llogari shumë afatgjata në këtë drejtim do të shohim llogaritë e ndeshjes së radhës. Edhe pas ndeshjes së radhës do të shikojmë se si do të veprohet.

Futbolli nuk është statistikë. Futbolli është gjendja aktuale e skuadrave. Nëse do të kemi parasysh ndeshjen e Durrësit që ne zhvilluam me Teutën nuk ishim aty ku duhet të ishim. Luajtëm me një skuadër të mirë në këtë periudhë. Barazimi në Durrës për mua ishte pozitiv duke parë gjithë kushtet e lojës në të cilat u zhvillua ndeshja. Zhvilluam lojën tonë me fragmente të ndryshme të cilat ishin edhe pozitive dhe negative. Në ndeshje të tilla kur skuadra merr një pikë dhe është në objektivat e veta atëherë duhet të jemi i kënaqur.

Josa deklaroi se është munduar të mbajë një frymë pozitive në skuadër, ndërsa shtoi se nuk vendos kurrë individin para skuadrës.

Jam munduar të mbaj një frymë pozitive në skuadër dhe pjesa e lojtarëve të cilët e kanë këtë frymë ma kanë treguar këtë frymë. Individi nuk ka rëndësi, përpara skuadrës do t’i vejë rëndësi më tepër skuadrës sesa individit kështu që unë sidomos me Balajn jam sqaruar individualisht me raportin që kam me të. Raportet i kam të njëjtë me të gjithë.

Fare nuk është në presion skuadra. Skuadra është në presion të zbatojë detyrat që them unë, pastaj se çfarë na del pas ndeshjes janë të gjitha gjërat në kontroll qoftë tuajin, qoftë timin qoftë të futbollistëve. Nëse ne nuk humbim kontrollin brenda skuadrës jemi në rrugë të drejtë.

Është përcaktuese duke ardhur ndeshjet e vijnë pakësohen, nevoja e pikëve është e madhe. Skuadra është qoftë për kampionat, qoftë për kupat e Europës. Të mos harrojmë kemi dhe një skuadër që na ka kaluar me pikë Egnatian. Nuk duhet nxitohemi për llogari. Respektojmë skuadrat njëlloj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy