
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi 1-1 ndaj Partizanit.
Tetova deklaroi se pjesa e dytë foli vetëm për ekipin e tij, ndërsa shtoi se djeg goli i pësuar në fund.
Ishte ndeshje e mirë, por kishte kurba. Kishim 20 minutat e para të mira, por pastaj kishte raste Partizani nga topat e humbur nga ne. Në pushimin e ndeshjes, në pjesën e dytë gjithçka foli për ne.
Të marrësh gol në pjesën e dytë, pa asnjë gjuajtje nga Partizani. Goli në fund djeg. Të goli i pësuar, mbrojtësit duhet të ishin në linjë dhe portieri të mos kishte dalë. Ishte një top i varur. Të shijojmë komoditetin, sepse jemi 10 pikë para.
Nuk doja që ndeshja të dilte barazim. U bë ndeshja e katërt me Partizanin që nuk fitojmë. Sot nuk e doja barazimin. Nuk doja të bëja ndërrime për të vonuar lojën. Kjo diferenca është që të shikojmë poshtë me dylbi.



