
Menaxheri i futbollit, Andi Matraxhiu, duke folur për ndeshjen mes Korabit dhe Partizanit në Kupë, deklaroi se në formacionin e të kuqve nuk kishte eksperimente.
Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Matraxhiu u shpreh se Kolela ishte në presion nga humbja me Vllazninë dhe për këtë arsye e hodhi në fushë nga minuta e parë Skukën.
Te Partizani nuk kishte asnjë eksperiment në formacion, janë lojtarë të ekipit të parë. Atanaskosin e shikoj si titullar.
Doja ta shikoja në një tjetër këndvështrim. Trajneri dukej në presion nga humbja me Vllazninë dhe prandaj futi Skukën si titullar. E ka sulmuesin si çelësin e suksesit për të fituar ndeshjen dhe e hodhi në fushë.
Nuk kishte eksperimente në formacion. Kolela me pak fjalë i ka dhënë vlerësimin e duhur ndeshjes me Korabin.



