
Kombëtarja shqiptare U-19, triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Maltës, në miqësoren e parë të planifikuar për këtë muaj.
Në ndeshjen e zhvilluar në Maltë, djemtë kuqezi të drejtuar nga trajneri Armando Cungu bënë një paraqitje shumë të mirë, çka e tregon edhe rezultati final i këtij takimi të parë miqësor.
Golat e fitores u shënuan nga Gent Elezaj dhe Ardit Nuredini, ndërkohë që në këtë sfidë u aktivizuan të gjithë lojtarët e grumbulluar për këto dy ndeshje.
Një paraqitje pozitive e kuqezinjve, që do të kërkojnë të vazhdojnë me formën e shkëlqyer.



