
Një ndër objektivat e drejtuesve të Barcelonës referuar merkatos së verës sigurisht do të jetë përforcimi i metrave të fundit.
Yan Diomande është përfshirë në listën e Hansi Flickut, pjesë e Leipzigut.
Me vetëm 19 vite mbi supe golashënuesi nga Bregu i Fildishtë ka avancuar me hapa të sigurtë dhe përpjekjet tashmë i janë shpërblyer.
Ishi i Leganes shquhet si një ekstrem shumë i shpejtë, agresiv dhe një finalizues ideal.
Traineri gjerman e vlerëson për kontributin tek Leipzigu dhe dëshiron medoemos transferimin e tij në ‘’ Camp Nou ‘’.
Edhe disa gjigandë të Premier Leagues synojnë shërbimet e Yan Diomande, për të cilin krerët e Leipzigut kanë përcaktuar mbi 100 milionë euro.
Sigurisht ‘’ Los Cules ‘’ do ta kenë të vështirë të masin forcat sidomos me ekipet angleze, edhe pse do të varet edhe nga dëshira e lojtarit në fjalë.
Hyrja në garë e Liverpoolit ia bën të vështirë ‘’ Blaugranëve ‘’ arritjen e objektivit i cili duke marrë parasysh mënyrën e lojës është i denjë për Premier Leaguen.
Për krerët e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ do të jetë një sukses shitja e Yan Diomandes, sidomos nëse pretendentët do të insistojnë.
13 gola dhe 9 asiste në 36 sfida është kontributi i lojtarit nga Abixhan në sezonin e shkuar, i fokusuar momentalisht tek Botërori.



