Laporta: Dembele kishte dy oferta, nuk është mirë që do të qëndrojë

Laporta: Dembele kishte dy oferta, nuk është mirë që do të qëndrojë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka reaguar së fundmi, në lidhje me çështjen e sulmuesit, Ousmane Dembele. Ky i fundit nuk është në planet e klubit dhe pritej që të largohej në merkaton e janarit, por nuk ndodhi kështu.

Laporta tha se në drejtim të francezit ka pasur interesime nga dy klube, por vetë Dembele nuk i pranoi ofertat.

“I kemi ofruar rinovimin me një ofertë shumë të mirë. Më vonë doli që ishte çështje ekonomike, se donte më shumë. Ne i thamë që donim të rinovonte, por agjenti nuk na sqaroi asgjë. Ne kemi bërë më të mirën.

I bëmë dy propozime dhe ishin të mira. Jemi shumë të habitur që nuk pranoi. I fundit ishte nga një klub anglez dhe ai nuk donte, preferoi të qëndronte këtu për gjashtë muaj. Nuk është mirë as për të, as për klubin.”, deklaroi Laporta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy