
Sezoni aktual është një ndër më të vështirët e Manchester City-t gjatë viteve të fundit.
‘’ Qytetarët ‘’ janë shumë larg ekipit të dikurshëm në Premier League, fakt i cili u demostrua me humbjen në ‘’ Villa Park ‘’ kundër Aston Villas.
Sigurisht disfata e tretë rradhazi për ish kampionët e Champions Leagues thekson se gjatë merkatos së dimrit drejtuesit duhet domosdoshmërisht të ndërhyjnë, për ta filluar me këmbën e mbarë fazën më determinante.
Pep Guardiola këtë herë është fokusuar tek përforcimi i ofensivës.
Objektivi i ishi-t të Barcelonës është Mohammed Kudus, i cili vijon të jetë një vlerë e shtuar tek West Hami, skuadër me të cilën po zhvillon sezonin e dytë.
Sipas disa burimeve, për 24 vjeçarin Khaldoon Al Mubarak thuhet se do të ofrojë afro 80 milionë euro, një shifër e konsiderueshme, aspak problematike për xhepat e tij.

Ishi i Ajaxit konsiderohet një lojtar shumë teknik, tejet i aftë sidomos në duelet një kundra një, i cili të befason atëherë kur nuk e pret.
Prezenca e afrikanit mund ti shtojë mundësitë e bardhakaltërve për të qenë më të rrezikshëm në repartin e avancuar, të cilët medoemos duhet ta ndryshojnë këtë situatë, sa më shpejtë të jetë e mundur.
Gjithsesi, besohet se drejtuesit e ‘’ The Hammers ‘’ do ta thonë fjalën e tyre në lidhje me nxënësin e Julen Lopeteguit por duhet patur parasysh se oferta e numrit një të Manchester City-t ndoshta do të rezultojë e parefuzueshme.
Priten negociata intensive në vijimësi pasi i famshmi ‘’ Pep ‘’ beson se mund të ndryshojë diçka në lojën e gjigandëve të kampionatit anglez, një ekip i formuar për të bërë diferencën në kompeticionet pjesëmarrëse në çdo sezon.



