Gjesi i jashtëzakonshëm i mesfushorit ë Gallatasarait, Yasin Oztekin ka prekur të gjithë sportëdashësit e pranishëm në stadium.
Mesfushori turk shënoi tre gola në fitoren 3-1 ndaj Gaziantepspor në ndeshjen që u luajt një ditë pas tragjedisë në Stamboll, ku 38 persona humbën jetë në dy sulme me bomba.
Shënjestër e sulmit ishin punonjësit e policisë, ku 30 nga viktimat ishin oficerë dhe lojtari golat e tij ja dedikoi policëve që janë në krye të detyrës.
Gjatë festimit të një prej golave të tij, Oztekin nderoi policinë dhe përqafoi te prej tyre që gjendeshin në cep të fushës së blertë.
Kjo bëri që stadiumi të duartokasi edhe më shumë për atë që bëri lojtari i tyre nga forcave të policies.



