Barcelona nuk e harron Gundogan

Barcelona nuk e harron Gundogan

   Së fundmi e ardhmja e Ilkay Gundgan është lidhur ngusht me një kalim tek Barcelona por duket se diçka e tillë nuk do të ndodhë.

Në lidhje me vijimësinë agjenti dhe njëkohësisht xhaxhai i mesfushorit Ilhan Gundogan gjatë një interviste për të famshmen ‘ As ‘ , është shprehur:

“  Asgjë nuk është vendosur ende . Për momentin Ilkay është i fokusuar totalisht tek Manchester City dhe mbetet për tu parë se ç’do të ndodhë në fundin e sezonit ‘’, përfundoi Ilhan Gundogan.

Për më tepër 32 vjeçari konsiderohet shumë i rëndësishëm nga Pep Guardiola pavarësisht se Xavi Hernandez e vlerëson shumë dhe beson se lojtari nga Gelschenkirschen mund ta zëvëndësojë ashtu siç duhet Sergio Busquets .

Prej kohësh spanjolli e ka bërë të qartë se do të largohet nga Barcelona për të nisur një aventurë në Major League Soccer dhe duke patur parasysh boshllëkun që do të lërë , ‘’ Blaugranëve ‘’ i nevojitet një lojtar me eksperiencë dhe Ilkay Gundogan i plotëson kërkesat e ish mesfushorit të mirënjohur , kampion Europe dhe bote me ‘’ La Furia Rojan ‘’ dhe gjithashtu fitues i shumë titujve me kuq e blutë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy