
Me rikthimin e Jose Mourinhos në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ ndryshimet vijojnë të jenë mjaft evidente.
‘’ The Special One ‘’ karakterizohet për shpirtin luftarak dhe të qënit mjaft i suksesshëm i cili sigurisht ka një përgjegjësi të madhe mbi supe.
Të drejtosh ‘’ Galaktikët ‘’ nuk është aspak e lehtë dhe tashmë luzitani ka nisur të planifikojë merkaton e dimrit.
Një ndër zgjedhjet e tij është aktivizimi i reduktuar i Alexander-Arnold, rendimenti i të cilit nuk ka rezultuar në lartësinë e duhur.
28 vjeçari në fakt ka marrë një këshillë nga legjenda e Liverpoolit, njëkohësisht ish sulmuesi Emile Heskey.
Anglezi ka deklaruar qartazi se duhet ta vijojë karrierën tek Bayern Muncheni duke marrë parasysh edhe mënyrën se si luan.
8 sfida janë bërë në sezonin aktual me ‘’ Los Blancos ‘’, të pamjaftueshme referuar potencialit që e karakterizon.
Mirëpo kontrata i përfundon në 30 qershorin e 2031-shit dhe vlera e kartonit i arrin 60 milionë eurot.
Ky sezon, i treti në fakt tek ‘’ Los Merengues ‘’ po demostron se nëse nuk do të ketë ndryshim ndoshta do të jetë i fundit në rradhët e tyre.
