
Sfidat ndërmjet klubeve cilësorë nuk do të mungojnë në merkatot vijuese.
Sigurisht uria për sukses sa vjen edhe shtohet dhe përpjekjet gjithmonë janë maksimale.
E tillë do të jetë ajo midis Juventusit dhe Atletico Madridit për Noni Madueken.
Sipas ‘ The Telegraph ‘ 24 vjeçari po ndiqet me kujdes nga drejtuesit respektivë i cili po has vështirësi tek Arsenali.
Ishi i Chelseat u transferua në ‘’ Emirates ‘’ në verën e 2025-sës për afro 52 milionë euro, përfshirë bonuset.
Por rivaliteti tek ekipi i Mikel Artetas nuk i ka lënë shumë hapësira për tu shprehur dhe numëron vetëm 1 gol në 5 sfidat e para.
Nga kjo situatë do të mundohen të përfitojnë ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ dhe ‘’ Los Colchoneros ‘’, shumë kompetitivë dhe të sikletshëm për çdo rival.
Edhe pse shijoi pjesëmarrjen në Botëror situata aktuale i ka shkaktuar mosgrumbullimin nga Tomas Tuchel tek kombëtarja e ‘’ Tre Luanëve ‘’.
Po studiohet huazimi i lojtarit nga Barnet deri në fundin e sezonit për ti dhënë shansin të adaptohet siç duhet, të cilit i përfundon kontrata me 14 herë kampionët e Premier Leagues në qershorin e 2030-tës.
Por Mikel Arteta duhet ta analizojë me kujdes sepse nuk ka në dispozicion as Kai Haverts bashkë me Christos Tzolis dhe ndoshta do të bëhet një përpjekje për qëndrimin e Noni Maduekes në ‘’ Emirates ‘’.



