Feyenoord mbërrin në Tiranë para Romës, zbulohet axhenda e dy klubeve në Shqipëri

Feyenoord mbërrin në Tiranë para Romës, zbulohet axhenda e dy klubeve në Shqipëri

Më 25 maj, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, do të luhet finalja e Conference League, mes Feyenoord dhe Romës.

MCN ka zbuluar edhe axhendën e dy klubeve, që do të zbarkojnë në Shqipëri një ditë para ndeshjes.

Skuadra e parë që do të vijë në Tiranë, do të jetë Feyenoord. Holandezët pritet të mbërrijnë në Rinas, rreth orës 14:00 ose 14:30, më 24 maj dhe menjëherë do të nisen drejt Tiranës, ku më pas rreth orës 19:30, do të zhvillojnë stërvitjen e parë në stadiumin “Air Albania”.

Skuadra italiane e Romës, sipas planit do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në orën 16:40 dhe do të niset menjëherë drejt stadiumit, ku do të jetë edhe konferenca e shtypit.

Vlen të përmendet se ditën e sotme ka mbërritur në Shqipëri edhe autobusi i Romës, që ditën e nesërme do të shkojë në Rinas për të marrë lojtarët dhe stafin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy