
Chelsea është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ditën e sotme ka triumfuar në derbi nga West Ham.
Një gol i Pulisic në minutën e 90-të, i dha fitoren skuadrës së Tuchel, që blindon vendin e tretë me 65 pikë.
Vlen të përmendet, se dy minuta para golit të Pulisic, mesfushori italian Jorginho, humbi penallti për Chelsea.
Në ndeshjet e tjera, Soutthampton barazoi 2-2 me Brighton në transfertë, ndërsa Burnley triumfoi minimalisht ndaj Wolves.



