Anglia mposht me penallti Kolumbinë dhe shkon në çerekfinale (VIDEO)

Anglia mposht me penallti Kolumbinë dhe shkon në çerekfinale (VIDEO)

Anglia ka plotësuar numrin e tetë skuadrave që do të jenë pjesë e Kampionatit Botëror.

“Tre Luanët”  arritën që të kualifikoheshin për në raundin tjetër pas fitores së arritur fal penalltive pasi 120 minutat e rregullta u mbyllen me rezultatin e barabartë 1-1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin anglezët që shënuan me anë të bomberit të Tottenhamit, Harry Kane, që goditi saktë nga pika e bardhë në minutën e 57-të duke vulosur shifrat në 1-0.

Por, kur ndeshja po mbyllej në minutën e 93-të Mina goditi saktë me kokë brenda zonës duke barazuar ndeshjen.

Rezultati mbeti i pandryshuar edhe në 30 minuatat e lojës shtesë, ndërsa Anglia u kualifikua pasi ishte me e saktë në goditjen e 11 metërshave.

Me poshte dy golat e takimit.

Goli i shenuar nga Kane

Goli i shenuar nga Mina

 

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy