
Orët e fundit një tjetër pretendent është futur në garë për Marcus Rashford.
Pas disa ofertave, edhe Aston Villa po e mendon transferimin e anglezit në ‘’ Villa Park ‘’.
Unay Emery i njeh shumë mirë cilësitë e sulmuesit dhe sipas ekspertit Fabrizio Romano kryeqytetasit janë afër arritjes së marrëveshjes.
27 vjeçari i ka qëndruar besnik gjatë karrierës Manchester United por siç dihet çdo fillim e ka edhe një fund dhe parashikohet se shumë shpejt do ti vërë pikën eksperiencës në të magjishmin ‘’ Old Trafford ‘’.
Mungesa e hapësirave nuk i ka lënë tjetër zgjidhje veçse të bëjë gati valixhet dhe të provojë veten tek një tjetër ekip.

Traineri spanjoll e mirëpret Marcus Rashfordin, një lojtar ky tejet teknik dhe i shpejtë, tipik për kampionatin anglez.
Aston Villa në vitet e fundit ka ndryshuar në lidhje me performancat si në Angli ashtu edhe në Europë dhe duhet thënë se negociatat ndërmjet palëve kanë avancuar me sukses.
Parashikohet se oferta e presidentit të ‘’ Los Villanos ‘’ Nassef Sawiris do të jetë e konsiderueshme dhe do ti vërë pikën kapitullit të britanikut në të ashtuquajturin ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.



