Bradley Barcola, objektiv i Manchester City-t

Bradley Barcola, objektiv i Manchester City-t

Bradley Barcola momentalisht konsiderohet një ndër sulmuesit më premtues të kontinentit të vjetër.

Francezi është shëndërruar në një referent në ofensivën e Paris St Germain, për të cilin është interesuar së fundmi Manchester City.

22 vjeçari shquhet si një triblues shumë i mirë dhe tejet i rrezikshëm sidomos në duelet një kundra një.

 Performancat dinjitoze me ‘’ Les Pariziens ‘’ sigurisht i kanë dhënë mundësinë të përzgjidhet edhe nga Didier Deschamps tek kombëtarja e ‘’ Gjelave ‘’.

Drupal Ad

Pep Guardiola e konsideron një vlerë të shtuar për ofensivën dhe i ka vënë në dijeni drejtuesit, me në krye Khaldoon Al Mubarak, të cilët parashikohet se do të bëjnë maksimumin për t’ia plotësuar dëshirën.

Kapaciteti në aspektin ekonomik në të shumtat e rasteve ka rezultuar asi nën mëngë i numrit një të gjigandëve të Premier Leagues, i cili ka investuar fuqimisht për ti shëndërruar në një ekip kompetitiv dhe të suksesshëm në kompeticionet pjesëmarrëse.

Interesi i Manchester City-t tregon progresin e Bradley Barcolas, nxënës shembullor i Luis Enriques, për të cilin pritet një reagim nga ky trainer.

Eshtë sezoni i dytë për ishi-n e Lyonit në ‘’ Parque de Prince ‘’, i shoqëruar deri më tani me 13 gola dhe 5 asiste në 28 sfida, statistika të cilat tregojnë se mbetet një element shumë cilësor për kryeqytetasit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy