Chelsea, nis ofensivën për Edon Zhegrovën

Chelsea, nis ofensivën për Edon Zhegrovën

Nisja e sezonit ka rezultuar në lartësinë e duhur për Edon Zhegrovën.

Mesfushori kosovar është pjesë e Lilles, i cili tashmë ka hyrë në listën e një ekipi shumë të famshëm.

Chelsea i Enzo Marescas e pretendon 25 vjeçarin, lojtar që po shkëlqen deri më tani dhe i ka ndihmuar francezët me katër gola në pesë sfidat e para.

Gjatë sfidave Edon Zhegrova ka bindur duke shfaqur kapacitetin e adaptimit në disa sisteme loje, fakt që e shëndërron në një element për tu marrë në konsideratë.

Kontrata me ‘’ Les Dogues ‘’ skadon në 2026-tën dhe mundësia për shitjen e tij ka filluar ti entuziazmojë drejtuesit e tyre.

Të jesh i pretenduar nga një ekip si ‘’ Blutë e Londrës ‘’ përbën një sukses më vete dhe vijimësia do të jetë përcaktuese për një ndër më të spikaturit në 11-shen e trainerit Bruno Genesio.

Sigurisht Edon Zhegrovën e presin sfida shumë të vështira por rruga e bërë deri më tani evidenton potencialin e padiskutueshëm me ish fituesit e Ligue 1.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy