Interi ndjek Emerson Royal

Interi ndjek Emerson Royal

Javët e fundit Barcelona i ka lëvizur me shpejtësi gurët për  transferimin e  mbrojtësit  të Real Betis Emerson Royal në ‘’ Camp Nou ‘’. Katalanasit prej kohësh po e ndjekin me kujdes progresin e brazilianit por së fundmi  është shtuar edhe një pretendent për shërbimet e tij  .  Interi  po përgatitet për revolucionin e të ardhmes dhe  sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio një ndër objektivat e drejtuesve është 22 vjeçari.  

Ky opsion ka filluar të marrë forcë tek Interi sepse i druhen largimit të Achraf Hakimit i cili e ka befasuar Antonio Conten me paraqitjet e shkëlqyera dhe pas derës është  Paris St Germain  .

 Në lidhje me këtë operacion duhet përmendur  se nëse Emerson Royal do të zbarkojë në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ përfitimet do të ndahen  ndërmjet Real Betisit dhe Barcelonës , por në rast se katalanasit do ta shtynin akoma më shumë qëndrimin e Emerson Royal në ‘’ Benito Villamarin ‘’  shifra automatikisht do të reduktohej . Me ‘’ Los Verdiblancos ‘’  lojtari i lindur në Sao Paolo e ka rritur bindshëm nivelin dhe  aftësitë premtuese që mbart i ka kanalizuar në 37 takime  dhe 2 gola  . 

Drejtuesit nga Milano pa dyshim do të kërkojnë lojtarë me një çmim të arsyeshëm sepse aktualisht po vuajnë në aspektin ekonomik  por suksesi i arritur me fitimin e Scudettos është një plus për zikaltërit për të triumfuar në lidhje me transferimet , periudhë që do ti shërbejë kompletimit të tyre  për sezonin e ardhshëm në të cilin  pretendojnë të rikthehen sa më në formë sidomos në kompeticionin e Uefa Champions Leagues .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy