
Me titullin e Serisë A praktikisht në xhep Interi nuk e ka shkëputur nga radarët një figurë të rëndësishme të së kaluarës si Mauro Icardi . Endërra e zikaltërve për të ulur nga froni Juventusin është përmbushur me sukses dhe normalisht fokusi drejt të ardhmes mbetet prioriteti i 18 herë kampionëve të Serisë A . Me kalimin tek Paris St Germain argjentinasi nuk ka mundur të gjejë gjuhën e përbashkët me Mauricio Pochettinon , fakt që e ka penalizuar disi karrierën e tij . Në ‘’ Giuseppe Meazza ‘’ ka filluar përveshja e mëngëve për gjetjen e një komponenti cilësor për zëvëndësimin e mundshëm të Romelu Lukakut apo Lautaro Martinezit të cilët po shqyrtojnë oferta interesante në lidhje me të ardhmen .
Ky planifikim ashtu siç është theksuar edhe kohë më përpara do të rigjeneronte aspektin financiar të Interit sepse prezenca e pandemisë i ka shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm dhe e vetmja urë shpëtimi drejt rikuperimit është merkatoja . 27 vjeçari është koshient dhe disponon njohuritë e nevojshme të filozofisë së Interit sepse në të kaluarën ishte një ndër yjet e skuadrës .
Fitimi i titullit dhe merkatoja ndoshta do të rezultojnë një impuls më tepër për Interin për të arritur balancimin definitiv të aspektit ekonomik edhe pse rrezikon të humbasë një ndër pilarët që e ka ndihmuar të ngrejë kokë në një kampionat që dominohej prej 9 sezonesh rradhazi nga Juventusi .



